LajmeRajonShowbiz

Dua Lipa lajmërohet nga Prishtina: Mezi po e pres natën e sotme

Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për festivalin Sunny Hill ku do të performojnë artistë të skenës botërore dhe shqiptare.

Ylli shqiptar me famë botërore ka ndarë disa fotografi nga Prishtina, nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa shprehet se mezi po e pret natën e sotme.

“Mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë që festivali do të zgjasë deri me datë 7 Gusht në Prishtinë ndërsa në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht. Skepta, J Balvin, Mahmood janë vetëm disa prej yjeve botërorë që do të ndezin skenën.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close