LajmeMaqedoniOpinion

Driton Zenku: Derëtari i Korridorit

Shkruan Driton Zenku

Portier ka dy nënkuptime. Personi që është i angazhuar si rojë te porta e një ndërmarrjeje apo institucioni tjetër, dhe lojtari në lojën e futbollit dhe disa sporte të tjera i cili mbron portën e skuadrës së vet.

Që të dyja këto nënkuptime janë epike për sinonimin e zëvendës kryeministrit Artan Gruni në rolin e tij për ndërtimin e Korridorit 8 në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky i fundit paraqitet si derëtari i këtij projekti jetik me plotëkuptimin e fjalës. Jashtë çdo qëllimi për të thurur lavde dhe mite, rrethanat duhet cekur.

Edhe pse Korridori 8 vlerësohet si jetik për ekonominë e RMV-së dhe më gjerë, zhvillimi dhe modernizimi i këtij korridori u mbajt peng për ca dekada. Këtë e pohoi më së miri ish-ministri i Financave, gjatë periudhës 1992-1994, Xhevdet Hajredini. Ishin tre dekada anashkalim, harresë e neglizhencë institucionale gjithësesi me qëllim dhe motive edhe etnike.

Ishte Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski që deklaroi që ky korridor ju lidh me një linjë në lidhjen Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, tha ai, a është skicimi i korridorit në vetvete një përvijim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë? Dhe këtu zbërthehet gjeneza dhe lufta e VMRO-DPMNE që i ka shpallur projektit gjatë gjithë kohës.

Retrospektiva

Edhe optimistët më të mëdhenj shprehën skepticizëm për realizimin e projektit me vlerë 1.3 miliard euro dhe më i rëndësishëm infrastrukturor në vend. Përpjekja e parë serioze u bë në qershor të vitit 2021 kur Kuvendi miratoi ligjin për ndërtimin e Korridorit 8, as një vit i kaluar nga formimi i kabinetit të ri qeveritar në të cilin Artan Grubi u zgjodh zëvendës i parë i Kryetarit të Qeverisë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në shkurt të këtij viti, filluan negociatat me partnerët strategjik për infrastrukturën e Korridorit 8. Me 4 prill në Tetovë u vendos gurthemeli i ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, që do të përfshijë rrugëtimin nga Kumanova në Strugë e deri në kufirin me Shqipërinë. Artan Grubi emërohet koordinator dhe monitorues i Korridorit 8. Me 15 maj në Mal të Zi u nënshkrua aneksi midis RMV-së dhe BE-së. Së fundmi, ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik kaluan në Komisionin për çështje evropiane.

Në ndërkohë janë derdhur 117 milionë euro në llogarinë e konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që duhet ti ndërtojë korridoret 8 dhe 10d. Debate, polemika në pafundësi, kritika e paragjykime, bllokada në Kuvend shoqëruan procesin deri këtu. Barierat e fundit po tejkalohen dhe në korrik pritet të fillojnë punimet në akset rrugore nga Gostivari deri në Bukojçan dhe nga Gostivari në Tetovë. Punimet pritet të fillojnë gjatë muajt korrik.

Ahmeti e ka një përmbarues në qeveri

Në kabinetin e ri qeveritar të krijuar në vitin 2020, partia e Ahmetit u përfaqësua me Artan Grubin si njeriu i parë në qeveri duke u zgjedhur në Kuvend si zëvendëskryeministër i parë, një post që u krijua për herë të parë në historinë e vendit.

Ndryshe prej më herët, Artan Grubi deri tani ka udhëhequr me dhjetëra seanca të qeverisë së Rebublikës së Maqedonisë së Veriut, duke sjell vendime të rëndësishme në të mirë të shoqërisë dhe veçmas popullatës shqiptare.

Pas 10 viteve prolongim, në vitin 2021 u realizua regjistrimi i popullsisë. Universiteti “Nënë Tereza” u bë me hapësira të reja në kazermën Ilinden në Shkup, ku dhe filluan investimet e përshtatjes.

Nga aty, duket që Ahmeti dha porosinë që brenda këtij mandati duhet të kryhen shumë punë të ngelura në gjysëm apo që duhet të fillojnë nga e para. Ahmeti ia besoi detyrën shefit të kabinetit të tij në parti. Nga fillimi i funksionimit të qeverisë së re, u arrit që të bëhet sistematizimi i administratorëve të angazhuar me Marrëveshjen e Ohrit. U rehatuan nëpër institucione 1180 administratorë që prej një decenie ishin në pritje të angazhimit në punë.

Një brengë tjetër që mundonte administratorët ishte mospranimi i diplomave të realizuara pasi ishin punësuar. Me ligjin për pranimin e diplomave universitare, shumë administratorë u avancuan në institucinet e angazhuara. Artan Grubi u duk në çdo problematikë që u shfaq brenda kohës, siç ishin provokimet nga grupi i komitëve rrugëve të Shkupit, tekstet shkollore me përmbatje thyese për shqiptarët dhe çdo problematikë tjetër.

Drejtoria dhe administrata e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më në fund u bë me hapësira dhe adresës së përhershme. Në Tetovë u sollë vendimi që të themelohet Teatër Muzikor e në Gostivar Galeria e Arteve. Ndërkohë po zbatohen tashmë në praktikë ndryshimet e Dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore dhe simbolet e tyre. Janë edhe shumë nisma e projekte të realizuara nga ana e tij.

Nisur nga vendosmëria e tij për të punuar, ishte Ali Ahmeti që vuri këmbë që të mbron Artan Grubin përballë një plejade politikanësh në BDI që me ngulm kërkuan zëvendësimin e tij. Punët shkuan aq thellë sa u formula edhe i ashtuquajturi fraksion Brenda partisë së Ahmetit. Kreu i BDI-së tregoi vendosmëri.

Duke përmendur në pika të shkurtra arritjet e Artan Grubit si zëvendëskryministër, veçmas përpjekjet për realizimin e Korridorit 8, duket që kanë qenë motivi kryesor që Ahmeti rezistoi dhe mbajti pranë vetës Artan Grubin, duke dashur të tregon që ai ka nevojë për një përmbarues në qeveri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close