
Pas deklaratave të sekretarit të përgjishëm të Alternativës Zeqirija Ibrahimi në TV21,ka reaguar Dritan Bexheti i cili ka potencuar se Zeka e dëshmoi se ai është që shkelë çdo regullore dhe statutin e partisë,shkruan Top24
Dritan Bexheti :
REAGIM
Ai që çdo herë thirreshte në respektimin e rregullores dhe organet e partisë edhe mbrëmë dëshmoi se ai është që më së paku i respekton ato.
Mbrëmë në televizionin TV21, në programin 10 Minuta, dëgjuam prej sekretarit të përgjithshëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi-t se kinse e kanë riorganizuar degën e Tetovës !
T’ua rikujtojmë se organi kryesor i një dege është Kuvendi i Degës. Në këtë rast Kuvendin e Degës së Tetovës të partisë Alternativa e përbëjnë kuvendarët e degës edhe atë 73 në numër. Secili prej tyre ka një mandat 4 vjeçarë dhe ata nuk mundet të zëvendësohen, të ndërrohen para kësaj kohe as edhe prej sekretarit gjeneral, gjë që ka ndodhur edhe me ndërhyrjen e Zeqirija Ibrahimit. Për këtë ju duhet të mbajnë kongresin e rradhës të partisë edhe aty t’i vendosin njerëzit që i parapëlqejnë çdo ndërrim jashtë kësaj është kundërligjshme dhe jostatutore.
Në riorganizimin e degës që ata pretendojnë se e kanë bërë kanë vetëm 7 anëtarë të Kuvendit të Degës të mëparshme, ndërsa dega në kryesi me Dritan Bexhetin kanë 43 anëtarë, që u deshmua publikisht me shpalljen e emrave, nënshkrimeve dhe fotot e tyre gjatë votimit.
Le të urdhërojnë le t’i shpallin emrat e kuvendarëve që ata pretendojnë se i kanë, siç i shpallëm ne dhe të vërtetojmë se kush nuk e flet të vërtetën!
E keshillojmë Zeqirija Ibrahimin të mos merret me shpifje dhe insuinime dhe në vend të kësaj le t’a bëj atë që e din më së miri, të shkruaj statuse në facebook dhe në atë mënyrë më së miri do ta ngrej rejtingun e partisë së tij,- sipas tij.



