
Kryetari i degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti si duket nuk po e len në mes pakënaqësinë mes tij dhe kryesisë së AAA-së, respektivisht pakënaqësinë ndaj Zekirja Rexhepit dhe Bekim Sali për të cilët sipas Bexhetit po e shkatërojnë partinë. Ndryshe përveç degës së Tetovës, Alternativa po përballet me dorëheqje dhe shuarje degësh në nivel të vendit ku më e freskëta ishte ajo e degës së Çairit të cilët mbrëmë dhanë dorëheqje nga ky subjekt. Jo zyrtarisht mësohet se nga Alternativa e Zekës pritet të largohen edhe tre degë të tjera brenda javës që vjen. Top24
Përderisa vazhdojnë përplasjet në teren mes Bexhetit dhe Zekirja Ibrahimit, Alternativa në Tetovë vazhdon të funksionoj me dy seli njëra seli aktuale ku çelsat i mbajnë Dritan Bexheti së bashku me kuvendarët dhe njëra seli e cila është marë tani nga 4 personat që kanë mbetur në mbështetje të Zekirja Ibrahimit.



