LajmeMaqedoniTopLajm

Dritan Bexheti mbledh degën e AAA-së në Tetovë, tani e tutje jemi më të fortë

Dega e Alternativës në Tetovë sonte është mbledhur për të diskutuar rreth veprimeve të më tutjeshme pas vendimit të AAA-së për largimin nga qeveria shkruan Top24.

Në prani të deputetit, Hysni Ismaili dhe kryetares së Forumit të gruas Arita Nesimi kryetari i degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti para kuvendarëve theksoi se vendimi i Alternativës për të lëshuar qeverinë ishte i domosdoshëm për të ruajtur dinjitetin e çdo votuesi të AAA-së dhe për të treguar se vota e çdo anëtari të AAA-së dhe çdo votuesi nuk do të përdoret për asnjë moment për interesat tona personale, ndërsa jam i bindur se tani e tutje do të jemi edhe më të fortë pasi Alternativa nuk jam unë por jemi ne së bashku, tha kryetari i degës Dritan Bexheti.

Në mbledhjen e sontme në Tetovë të pranishmëve u është drejtuar edhe deputeti dhe nënkryetari i kuvendit Hysni Ismaili i cili theksoi se vendimi për largim nga qeveria ka qenë i pashmangshëm dhe këtë e kemi bërë për ta ruajtur Alternativën dhe për të respektuar çdo votues i cili na besoi, sepse ne ju detyrohemi vetëm juve që i besuat programi tonë madje këtë besim e dhatë edhe duke mbështetur AAA-në edhe në zgjedhjet lokale në Tetovë, tha Hysni Ismaili. Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close