KulturëLajmeMaqedoni

Drejtori i Qendrës së Kulturës të Tetovës, z. Arlind Huseini, vizitoi përkrahësit e Koncertit me Elina Dunin!

Drejtori i Qendrës së Kulturës të Tetovës, z. Arlind Huseini, vizitoi përkrahësit e Koncertit me Elina Dunin!

Kjo vizitë ka pasur një qëllim të veçantë për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e tyre të pazëvendësueshme për realizimin e suksesshëm të koncertit. Në këtë rast të veçantë të bashkëpunimit dhe solidaritetit kulturor, z. Arlind Huseini u dhuroi sponsorëve plaketë, si një shenjë e përgëzimit dhe mirënjohjes së thellë për kontributin e tyre të çmuar në promovimin e artit dhe kulturës në komunitetin tonë. Nuk do të ishte e mundur të arrinim një sukses të tillë të koncertit pa mbështetjen e sponsorëve tanë. Ju jeni një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë kulturor dhe jemi të lumtur që kemi mundur të ndajmë këtë moment të veçantë me ju.

Në vijim, ju sjellim disa fotografi nga kjo vizitë. Shpresojmë që këto momente të pasura të na kujtojnë gjithmonë bashkëpunimin tonë të frytshëm dhe pasionin tonë të përbashkët për artin dhe kulturën. Faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj të paharrueshme. Së bashku, po ndërtojmë një komunitet më të pasur kulturor dhe artistik, dhe kjo është një arritje e madhe për të gjithë ne.

#KulturaTetovë #KoncertiElinaDuni #Mbështetësit #Faleminderit Kipper Market #Komuna e Bogovinës Komuna e Tearcës / Општина Теарце NB Hotel&Spa Mulliri Vjeter – Macedonia LUMA graphic ARSIMI COMPANY Eurovia Tepelene MK #fi&ga Tv Koha – Tetovë TetovaSot

Related Articles

Back to top button
Close
Close