LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i hekurudhave Adnan Azizi, viziton nga afër trenin e aksidentuar

Drejtori i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Adnan Azizi, sot ka vizituar fshatin Rramanli në Kumanovë ku ka ndodhur një aksident hekurudhorë.

Treni i aksidentuar fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet se si doli nga shinat dhe u përmbys. Për këtë në vendngjarje kanë dalë komisionet përkatëse për të përcaktuar arsyen rrokullisjes shkruan TOP24.

Postimi i plotē i Adnan AIzit ⬇️

Në Rramanli të Kumanovës, atje ku sot fatkeqësisht ndodhi një aksident hekurudhor, e që fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme i përbërë nga anëtarë profesionist të HRMV – Transport dhe HRMV – Infrastruktura inspektuan rastin dhe bëjnë ekspertizën e nevojshme në vendngjarje për t’i zbuluar shkaqet nga e cila ndodhi kjo fatkeqësi.

Po punohet me intensitet të lartë për gjetjen e problemit, gjë e cila do të ndihmojë ne evitimin e rasteve tjera të këtilla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close