KulturëLajmeMaqedoni

Drejtori i Ansamblit Shqiptar në RMV, Shkodran Tolaj takoi drejtorin e Institutit të Trashëgimisë të Emirateve Arabe, Abdulaziz Al Musallam

Drejtori i Ansamblit Shqiptar në RMV, Shkodran Tolaj priti në takim drejtorin e Institutit të Trashëgimisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdulaziz Al Musallam, me të cilin Ansambli shqiptar ka pasur bashkëpunime të frytshme falë të cilave është realizuar udhëtimi dhe prezantimi i suksesshëm i artistëve tanë në vitin 2021!

Tolaj prezantoi së afërmi punën e institucionit dhe i dhuroi monografitë e CD- të e botuara nga ansambli, përmes të cilave do pasqyrohen personalitetet tona dhe trashëgimia e pasur muzikore shqiptare e trevave në RMV. Gjithashtu i dhuroi plisin identifikues të ansamblit dhe dhurata të tjera si shenjë mikpritje dhe falënderime për këtë vizitë.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit të Trashëgimisë së Emirateve Arabe, Abdylaziz Al Musallam e përgëzoi përzemërsisht drejtorin Tolaj për punën dhe sukseset dhe e ftoi të marrë pjesë në Emiratet Arabe në muajin dhjetor, bashkë me artistët e ansamblit të cilët do të prezantojnë kulturën tonë në disa qendra të rëndësishme kulturore arabe. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close