
Transformimi digjital është hapi tjetër i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të vazhdojnë të pushtojnë tregje të reja.
Në këtë proces, #FIZHT është një mik i vërtetë që ofron mbështetje për ndërmarrjet për t’u përshtatur më lehtë me ndryshimet e reja dhe për t’iu përshtatur teknologjive të reja.
Këtë e theksoi drejtori Festim Halili, i cili sot foli në konferencën “Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans”, që po mbahet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, organizuar nga Western Balkans Info Hub,njofton Top24.
Në fjalën e tij, drejtori Halili iu referua procesit të digjitalizimit dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr #FIZHT për të inkurajuar ndërmarrjet që të ndërmarrin këtë hap, instrumentet mbështetëse si dhe aktivitetet e ardhshme të Fondit për Mbështetjen e Ekonomisë së Maqedonisë. Top24
.



