
Deri të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.
“Veçanërisht nxehtë do të jetë nesër dhe në mes të javës tjetër dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta”, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas parashikimit të DPHM-së, temperaturat ditore në vend do të jenë më të lartat nesër dhe të mërkurën, me maksimum 43 gradë dhe me indeks UV 10.
Të dielën dhe të martën temperatura maksimale ditore do të arrijë 42, të hënën 40 dhe të enjten 39 gradë. Top24



