BotaLajmeTopLajm

Dorëzohet Putin; Rusia është e gatshme të bisedoj për Ukrainën

Rusia është e gatshme të bisedoj me të gjitha palët e përfshria në konfliktin e Ukrainës, por Kievi dhe mbështetësit e tyre perendimor refuzojnë të marrin pjesë në bisedime, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

Jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces për një zgjidhje të pranueshme, por për këtë varet nga ata ne nuk refuzojmë të negociojmë, por ata, tha Putin në një intervistë për televezionin shtetëror rus.

“Mendoj që po veprojmë në drejtimin e duhur, i mbrojmë interesat tona nacionale, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe njëanshëm nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se ti mbrojmë qytetarët tanë” tha Putin.

Presidenti rus potencoi se është “100%” i sigurt se Rusia do ti shkatëroj raketat amerikane “Patriot” në Ukrainë dhe ka kritikuar perendimin për tentim për ta shkatëruar Rusinë.

” Në këtë kontest të gjithë kësaj kjo është politika dhe gjeopolitika e kundërshtarëve tanë të cilët kanë për qëllim ta nënshtrojnë Rusinë, Rusinë historike” tha Putin.

“Ata prej kohësh kanë tentuar ta ndajnë dhe pushtojnë… Por qëllimi ynë është diçka qetër – ta bashkojmë popullin rus”

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close