Doli nga shtypi libri “Fanarët e historisë” nga autori Ardian Limani, që është një përmbledhje me artikuj shkencor të cilat i referohen një periudhë mjaft të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Ballkan.
Është periudha e fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, kur i tërë Ballkani ishte në vitet më dinamike të tij, në vitet e fundit të pranisë osmane dhe më pas me krijimin e kufijve të rinj të shteteve ballkanike.
“Shkrimet e përmbledhura në këtë libër, janë një mundësi e mirë që të hasen në një vend të gjithë artikujt që kam botuar në revistat shkencore dhe tani mund të lexohen si një tërësi, e në këtë mënyrë të jenë në dobi të lexuesit të interesuar për temat historike”, ka bërë të ditur autori Ardian Limani.(INA)