
Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend.
Siç njoftoi Drejtoria doganore, nëpunësit doganorë në vendkallimin kufitar Bogorodicë kanë selektruar një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç’rast është kryer kontrollim i plotë.
Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmasë. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar pasi zbuloi arin konfirmoi se çanta ishte e tij.



