LajmeMaqedoniTopLajm

Do t’iu vazhdohen edhe për një vit tjetër kontratat e punonjësve në spitalin e Tetovës

Udhëheqësia e të gjithë sektorëve pranë Spitalit Klinik të Tetovës i janë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një letre me shkrim ku i kërkojnë që të punësuarve te tyre me kontrate ne vepër, t’iu jepen vendime pune.

Mes të tjerash, ne letër, thuhet se në mesin e punonjësve shëndetësor ka nga ata te cilët që prej 5 vitesh punojnë me kontrata, pa sigurim shëndetësor, ndërsa kanë qenë në frontin e parë gjatë luftës me virusin Korona. Ne mesin e shumë bluzave të bardhave, ka dhe nga ata, të cilët vite më radhë kanë qenë vullnetarë, me qëllimin e vetëm t’u ndihmojnë pacientëve që më tej për to të ketë një vend pune.

“Konsiderojmë se më së paku nga gjithë të tjerët, ky grup meriton t’iu ndërpritet kontrata e punës. Ata kanë qenë aty ku ka pasur nevojë, janë të trajnuar dhe të përgatitur për punën e tyre, si t’i lemë të ikin”? Udhëheqësia e reparteve brenda Spitalit te Tetovës, njofton se kontratat e tyre përfundojnë me 31 dhjetor dhe se pas kësaj date nuk dihet se çfarë do ndodh me fatin e tyre.

Pas kësaj letre Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka pritur ne kabinet disa nga të punësuarit me kontratë në vepër që punojnë aktualisht në Spitalin e Tetovës, të cilët kanë punuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, dhe që kontratat iu përfundojnë në fund të këtij viti.

Ministri Filipçe iu ka premtuar vazhdimin e kontratave edhe për një vit tjetër. Ndërsa atyre iu është premtuar edhe marrja e vendimeve të punës, menjëherë pas mbarimit të kontratave një vjeçare, që do të thotë në janar të vitit 2023./Alsat/

Related Articles

Back to top button
Close
Close