BotaLajme

“Do të vras ty dhe vajzën tënde”, kërcënohet me jetë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe e bija

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është kërcënuar me jetë nga një 27-vjeça italian. Mediet e vendit fqinj raportojnë se ai ka kërcënuar me jetë kryeministren dhe vajzën saj.

Po sipas medieve italiane aurtori është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo.

Arsyeja e kërcënimit të kryeministres, sipas deklaratave të tij para autoriteteve polici, ishte heqja e mbështetjes sociale.

“Nëse e heq mbështetjen për të papunët, do të të vras ​​ty dhe vajzën tënde”. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”. Ky ishte mesazhi që 27 vjeçari kishte dërguar nga llogaria “Vëllezërit e Italisë” në Twitter.

Policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë hetimeve online është konfirmuar se llogaria i përkiste të dyshuarit. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pajisje të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close