MaqedoniTopLajm

Do të ngadalësohet tempoja e vaksinimit, mungojnë vaksinat

Vaksinimi këtë javë do të zhvillohet me tempo të ngadalsuar. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se për momentin janë vetëm 5000 vaksina të mbetura për dozën e parë, por siguron se vaksinimi nuk do të ndërpritet dhe se dje kanë arritur 11.720 vaksina Fajzer. Ndërs shtoi se nuk e din se kur mund të arrijnë vaksinat ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinovak.
“Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje kam biseduar me ambasadorin e Rusisë, ai ka marrë për obligim që gjatë ditës të komunikoj me institutin në Moskë dhe të jep informata kthyese. Paralajmërimi për arritjen e vaksinave të Sinovak është për në fillim të qershorit. Dhe ashtu kanë thënë, javën e parë apo në 10 ditët e para duhet ti presim. Imunizim nuk do të ndërpritet dje dhe pardje kanë arritur vaksinat e Phizer. Ata do të shpërndahen dhe vaksinimi do të vazhdoj”.
Ai tha se të vazhdojnë vaksinimet përmes sistemit të njëjtë, gjatë kësaj jave do të kemi ulje të numrit, por nga java e ardhshme shpreson që sërish të kthehemi në dinamikën e njëjtë.
Doza e dytë e vaksinës siç tha Filipçe, duhet të bëhet me të njejtën vaksinë sikurse dozën e parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close