
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territoriale dhe se do shkurtojë edhe 20 bashki të tjera.
Fjala sot ne foltoren e Kuvendit
Zoti Boçi, i cili do të flasë, ka bërë përpjekjet më maksimale direkt me Maznikun apo pengun, por edhe me përfaqësues të tjerë, të cilët janë të angazhuar të mbështesin këtë proces.
E vërteta është se pati një ujdi midis tyre për të zgjatur afatin e komisionit, sikundër kushti për të marrë ekspertizën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe të Këshillit të Evropës është për ne i panegociueshëm dhe është rënë dakord që në fillim.
Pra, ishte Edi Rama, i cili urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme.
Projekti i diskutuar nga ju shkurton edhe të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin, e them edhe njëherë nga Kruja, Fushë Arrëzi, Mirdita gjer në Konispol, Delvinë, Finiq, etj.
Dhe meqenëse dikush citoi këtu Delvinën dhe kryetarin e saj, u them unë ju se Dhurim Alimani ishte një nga qeveritarët vendorë më të mirë që kishte Shqipëria.
Ndaj dhe ata që përdorin emra duhet të maten mirë kur përmendin emrin e një qeveritari vendor shembullor siç ishte i ndjeri Dhurim Alimani.



