LajmeMaqedoniTopLajm

Dita e gjuhës rome, Siljanovska: Gramatika e parë e gjuhës rome u krijua në tokën maqedonase

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e Ditës Botërore të gjuhës rome realizoi takim me anëtarë të komunitetit rom – nxënës të shkollave të mesme nga Shkupi, punonjës të mediave dhe arsimit, si dhe poetë.

Bashkëbiseduesit arritën një konsensus për nevojën e kodifikimit të gjuhës rome, hapjen e një katedre për gjuhën rome dhe mundësimin e studentëve romë për të studiuar gjuhën rome jo vetëm në shkollat ​​në Shkup, por edhe në të gjithë Republikën.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentes, u lexua një pjesë e parathënies së gramatikës së parë të gjuhës rome nga Shaip Jusuf, si dhe vargje nga vepra “Rrugë të bardha” nga Selim Azis.

Presidentja shprehu kënaqësinë e saj që gramatika e parë e gjuhës rome u krijua në tokën maqedonase nga profesori Shaip Jusuf. Ajo u dërgoi një mesazh nxënësve që ta duan, ta respektojnë dhe ta mësojnë gjuhën rome, si një atdhe të pazëvendësueshëm romë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close