MaqedoniTopLajm

Dita e fundit e fushatës, Kasami falënderon forumet e grave nga BESA dhe ASH

Kandidati i Lëvizjes Besa për Tetovën, Bilall Kasami, njëherit kryetar i kësaj partie në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka falënderuar Forumin Rinorë të Grave të Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. Ai këtë falenderim e ka bërë sepse thotë se Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor i ka ardhur nga po këta dy forume, njofton Monitor.mk.
“Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor, më vjen nga dy forumet e grave, të BESËS dhe ASH-së. Kjo na bën të sigurtë në fitoren e madhe! Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor, më vjen nga dy forumet e grave, të BESËS dhe ASH-së. Kjo na bën të sigurtë në fitoren e madhe!”, ka shkruar Kasami.
Kujtojmë, sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, Lëvizja Besa e përmbyll në sheshin Iliria në Tetovë me tubim në ora 19-30. Gjatë ditës së nesërme është heshtje zgjedhore kurse të dielën votohet për rrethin e dytë zgjedhorë. Në Tetovë kundër Kasamit është Teuta Arifi nga BDI-ja./Monitor.mk/

Related Articles

Back to top button
Close
Close