LajmeRajonTopLajm

Dita e 21-të e tubimit! Nis marshimi i protestuesve: Do rrethojmë Kryeministrinë. Afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, bashkohet ish-deputetja e PS

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.

Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close