LajmeMaqedoni

Disha publikon foto: Kjo është rruga 108 e asfaltuar “me të gjitha standardet” para dy muajsh

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ironizuar me komunën e Tetovës duke publikuar disa foto nga rr.108 në Tetovë ku kjo rrugë u asfaltua nga komuna e Tetovës para dy muajsh ndërsa menjëher pas asfaltimit u paraqitën problemet e para pasi gjatë asfaltimit kishim mbushur shaktin ndërsa më pas u hap për tu riparuar. Disha në foton e fundit ka paraqitur sërish zhytje të rrugës ku në mes të rrugës është hapur një gropë e madhe.

“Kjo është rruga 108 të cilën kryetari tha se e ka realizuar me “të gjitha standardet Europiane” para dy muajsh!

U mblodhën 10 veta ta presin shiritin me strumka e bakllava.”

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close