
Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik në komunën e Tetovës, përmes përfaqësuesit të tyre Liridon Disha kanë reaguar pasi komuna e Tetovës në profilin zyrtarë në Facebook ka tranmetuar LIVE manifestimin e sotëm të nënshkrimit të deklaratës nga ana e partive opozitare. Sipas këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës, krerët e Komunës së Tetovës edhe sot e keqpërdorën webfaqen zyrtare të Komunës në facebook e cila është e të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie politike, për të promovuar subjektin e tyre politik. Ne jemi thellësisht të zhgënjyer nga sjellja e tillë e kreut të Komunës për shkak se konsiderojmë se ai është udhëheqës i Komunës më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe me marrjen e postit Kryetar Komune, ai nuk është vetëm kryetar i qytetarëve që votojnë Lëvizjen Besa, por i të gjithë qytetarëve pa dallim, shkruan Top24



