
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shpërndarë një deklaratë të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili flet për trajtimin e qenëve endacak në Tetovë, ku sipas kryetarit të komunës janë në koumikim të vazhdueshëm me disa kompani të cilat kanë interesim për tu paraqitur, shkruan Top24
“Po punojmë në atë drejtim që të sigurojmë mjete buxhetore edhe të sigurimit të kompanisë që do ti plotësoj kushtet. E dimë që në Tetovë nuk kemi një kompani të tillë jemi në bisedime me disa operator privat të cilët na informojnë që janë duke i krijuar kushtet që të mund të paraqitet. sepse ene nesër mund ta shpallim tenderin por nëse askush nuk paraqitet ne nuk kemi bërë zgjidhje. Pra këtë rast jemi në bisedime me disa operator privat të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e këtij procesi në momentin kur do të kemi informatë që së paku një kompani i plotëson kushtet menjëher do ta shpallim tenderin.” tha Kasami në press konferencë.
Për këtë deklarim të kryetari të komunës së Tetovës ka reaguar këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim Liridon Disha i cili në postimin e tij shkruan.
“Kjo deklaratë është indikacion i qartë se Kryetari i Komunës i kurdis (trukon) të gjitha tenderet. Ai vetë me gojën e tij deklaron se kanë komunikim me kompani të caktuara dhe presin që ato t’i plotësojnë kushtet e më pas ta fitojnë tenderin. Kjo nënkupton se favorizohen disa kompani të cilave u jepen instruksionet për t’i plotësuar kushtet e më pas tu jepet tenderi.”




