LajmeMaqedoni

Diplomati grek Mihalis Rokas do të jetë euroambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell zyrtarisht e ka emëruar diplomatin grek Mihalis Rokas ambasador të ri të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Rokas momentalisht është ambasador i BE-së dhe shef i Delefacionit të Unionit në Malajzi, detyrë në të cilën ndodhet nga dhjetori i vitit 2020. Paraprakisht, Rokas ka qenë i ngarkuar me punë të BE-së dhe shef i Delegacionit në Zelandë të Re, e pastaj edhe drejtues i Departamentit për mbështetje të delegacioneve pranë Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS).

Në kuadër të rotacionit të rregullt diplomatik Borrell gjithsej ka emëruar 44 shefa të delegacioneve dhe zyrave dhe ushtrues detyre të BE-së në mbarë botën.

Siç komunikoi EEAS, procesi i emërimit të ambasadorëve do të jetë i formatizuar pas marrjes së miratimit zyrtar (agrement) nga ana e vendeve nikoqire.

Mes euroambasadorove tjerë të sapoemëruar janë edhe Luixhi Soreca në Bosnjë e Hercegovinë, Aivo Orav në Kosovë, Hans Tomas Osovski në Turqi, Johan Satler në Mal të Zi dhe Mirosllav Lajçak në Zvicër.

Janë emëruar edhe 11 zëvendës-shefa të Delegacioneve të BE-së, ndërsa këshilltari aktual kryesor për politikë të jashtme i kryetarit të Këshillit të Evropës, Shalr Mishel, Sajmon Mordju është emëruar zëvendës-sekretar i përgjithshëm për çështje globale dhe ekonomike në EEAS. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close