LajmeMaqedoniTopLajm

Dimitrievski bëhet pishman, e zbut qëndrimin për Korridorin 8!

Kur i duheshin votat e shqiptarëve për ta marrë pushtetin pas 10 viteve në opozitë, Maksim Dimitrievski, në paraqitjet publike bënte thirrje për unitet mes të gjitha bashkësive etnike, njofton KlanM.

“Qytetarët urrehen mes vete, vëlla me vëlla, njëri me tjetrin, komshinjtë mes vete. Ti e bëre këtë ndarje Nikolla Gruevski.
Kumanova është një Maqedoni e vogël. Aty jetojnë Maqedonas, Shqiptarë, Serb, Romë, Vlleh, Boshnjak dhe të gjithë që jemi në Maqedoni. Dhe ne mburremi me këtë. Pa dallim të përkatësisë tonë etnike, religjioze dërgojmë porosi publike nga këtu”,
 kishte deklaruar më herët Maksim Dimitrievski.

Në këtë stil vazhdoi edhe në zgjedhjet e fundit lokale, por pasi fitoi dhe pasi u përjashtua nga partia e ndërroi stilin.

“Në këtë rast, ju po e ndërtoni një korridor që pas vete fsheh një narrativ politik, që është narrativi shqiptar. Ky korridor e lidh një trase në relacion Shkup-Prishtinë-Tiranë. Parashtrohet pyetja: A bëhet me hartimin e korridorit hartimi i hartës së Iliridës?”, ka thënë Dimitrievski.

E sot, siç njofton KlanM, ai thotë që nuk e ka thënë atë që të gjithë e dëgjuam. Madje shton se deklarata e tij korrespodon me atë që ka shkruar Ali Ahmeti.

“Si është e mundur që me projekte infrastrukturore të shkruhet harta e ndonjë shteti dhe nëse është ashtu, cila hartë shkruhet me autostradën prej në Tabanoc deri në Gjevgjeli nëse është ashtu? Unë në asnjë moment nuk thash që po vizatohet harta, por thash që nëse e shihni korridorin 8 do ta shihni se ngjan në ato harta të padëshirueshme nga e kaluara të cilat ne i kemi parë shumë herë.
Qëndrimi im korrespondon me narrativin e Ali Ahmetit para dy viteve, në dhjetor të 2020-tës, i cili vet shkroi se me mbylljen e projektit të korridorit 8, mbyllet çështja kombëtare në relacion Shkup-Prishtinë-Tiranë”
, deklaroi së fundmi Maksim Dimitrievski.

Por në fund, siç njofton KlanM,  edhe ai e kuptoi se projektet infrastrukturore duhet të ketë, pa marrë parasysh se ku ndërtohen.

“A e keni menduar se çfarë efekti ajo deklaratë mund të ketë tek qytetarët tuaj? Më lejoni, Maksim Dimitrievski gjithmonë përkrah projekte që janë për ti lidh të gjithë korridoret dhe e përkrah edhe këtë projekt që mendoj se është shumë i shtrenjtë për shtetit. Duhej që në mënyrë më strategjike të mendohet, në vend se të ju jepet mundësi atyre të cilëve u drejtohet gishti nga qytetarët se janë të korruptuar duke treguar se janë më të korruptuarit tu jepet mundësi strukturave të pavarura ti harxhojnë këto para”, thotë kreu i Kumanovës, Dimitrievski.

Këto komente Dimitrievski i bëri pikërisht në ngjarjen ku shihej nga afër se në çfarë pozite shtetin e ka sjellë anëtarësimi i NATO-s. Në ngjarjen ku ekspozuan mjete ushtarake të sofistikuara nga armata e SHBA-së dhe partnerë evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close