Sport

Diego Simeone rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi i konfirmua nga vetë klubi bsrdhekuq nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

50 vjeçari argjentinas është izoluar në shtëpi dhe nuk ka paraqitur simptoma. Skuadra dhe stafi i Atleticos u kthyen nga një udhëtim parasezonal në Los Angeles de San Rafael, në rrethinat e Madridit, pasi një anëtar ishte konfirmuar me COVID-19. Testet e kryera të premten treguan se edhe Simeone ishte bartës i virusit.

“Analiza e mostrave të reja në laborator ka përcaktuar që trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, – lexohet në deklaratën e klubit. “Për fat të mirë, trajneri ynë nuk paraqet ndonjë simptomë dhe është në shtëpinë e tij, i izoluar, dhe zbaton rregullat e karantinës, pasi ishte me ekipin që nga e hëna e kaluar.”

Simeone mungoi në stërvitjen e së shtunës. Ndeshja e parë e Atleticos në La Liga kundër Granadas do të zhvillohet pas 27 shtatorit, pasi klubit i është dhënë kohë shtesë për të pushuar para fillimit të sezonit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close