LajmeMaqedoni

Dibra gumëzhiu nga muzika, i rikthehet shpirti! Duka: Faleminderit mërgimtarë (FOTO)

Hekuran Duka, kryetar i Dibrës është shprehur tejmase i lumtur nga atmosfera që ka mbizotëruar në Dibër mbrëmjen që lamë pas, njofton Top24.mk

“Mbrëmje emocionuese në zemër të Dibrës! ✨
Sonte, në shëtitoren “Haxhi Vehbi Dibra”, u çfaq me shumë sukses koncerti madhështor “Prej Dibranëve për Dibranët” – një shenjë mirënjohjeje dhe dashurie për mërgimtarët tanë nga SHBA, Europa dhe më gjerë.
Ky eveniment festiv, i organizuar nga Komuna e Dibrës, mblodhi bashkë qytetarë, mysafirë dhe familje të tëra në një atmosferë të jashtëzakonshme.
🎶 Në skenë performuan me pasion dhe krenari artistë dibranë profesionistë të muzikës popullore, instrumentistë e këngëtarë të rinj, të cilët sollën emocion, gëzim dhe shpirtin e vërtetë të Dibrës.
Faleminderit të gjithë mërgimtarëve tanë që, pavarësisht largësisë, e mbajnë të gjallë lidhjen me vendlindjen.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj mbrëmjeje!
Dibra është dhe do të mbetet shtëpia që ju pret gjithmonë me zemër të hapur. ❤️“, shkruan Duka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close