
Duke marr shkas nga dorëheqja e kryetarit Zijadin Sela po e nisi këtë shkrim me një thënje nga i madhi Arbër Xhaferi:
,, Pa dallim nga serbët, maqedonasit më tepër si pjellë e tyre, më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosin shqiptarët, t’i dëbojnë nga vendlindja, t’ua njollosin imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj,,
Dhe ja çdo fjalë e të madhit ARBËR XHAFERI sotë po del më se e vërtetë:
U munduan të na nxin jetën duke pritur kufijve të Evropës,duke prishur çdo rrugë që na lidh me vendlindjen,duke na regjistruar si jorezident në token tonë,duke na mohuar të drejtëm e gjuhës,duke u përpjek të na bëjnë pushimet zi e ma zi duke pritur sporteleve për pasaportë dhe kartë identiteti! Dhe e gjithë kjo me Aminin e partisë në pushtet, të cilës, Shqiptarët do ja ndjejnë rezultatet 40 vitet e ardhëshme.
E vetmja shpresë për Shqiptarët e këtij palo shteti, që veç shtet nuk mund të quhet,ishte nxënësi besnik I ARBËR XHAFERIT, ZIADIN SELA, të cilit nuk mbet metodë çnjerëzore pa ia përdorur vetëm e vetëm ta zhdukin nga skena politike por edhe nga kjo botë, dhe ja arritën qëllimit, më në fund e realizuan projektin e Akademisë të shkencave maqedone, sepse i vetmi politikan,, NEPODOBEN ZA DRZHAVATA,,që nuk ju nënshtrua presioneve të tyre ishte pikërishtë Ziadini.
Ziadin Sela ta dish vetëm një fjalë: zëri i diasporës është shumë i qartë përderisa ti të jesh në politikë neve do jemi mbas teje, të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë.



