LajmeMaqedoniTopLajm

Detaje të reja nga vdekja e 47 vjeçarit, jetoi i vetëm familja kur nuk u kujdesën! (VIDEO)

Njësiti Teritorial Kundër Zjarrit në Tetovë, gjatë mbrëmjes së sotme morrën informacion se një person në lagjen Bllok82 që jetonte i vetëm nuk ishte parë për disa ditë nga fqinjët. Me të marë këtë informacion ekipet e NJTKZ, ndihma e shpejtë dhe policia kanë dalur në vendngjarje ku përmes një dritares së hapur janë futur në banesën e tani më te ndjerit S.S, 47 vjeçar nga Tetova, shkruan Top24

47 vjeçari është gjendur në banjo pa shenja jete ndërsa sipas raportimeve i njejti në muajn dhjetor kishte pësuar një aksident tragjik ku për disa muaj kishte qëndruar në koma në klinikën Nëna Terezë në Shkup.

Për rreth tre muaj sa ka qëndruar në gjendje koma në Shkup askush nga familjarët nuk eka vizituar, madje sipas të njejtit burim fqinjët kishin kërkuar përmes shumë miqëve dhe policisë që të gjenin familjar të tij por fatkeqsisht askush nuk është paraqitur.

S.S, 47 pas kthimit në vetëdie dhe lëshimit nga spitali është ndihmuar nga Shoqata Humanitare “Agimi i Bamirësisë” dhe nga drejtori i NPK-Tetova, Samet Bislimi.

Ekipet e NPK-së së bashku me drejtorin Samet Bislimi për dy ditë radhazi pastruan ambientet e banimit duke e kthyer banesën në një ambient të banueshëm.
Shoqata “Agimi i Bamirësisë” u kujdes për renovimin e hapsirës së banimit duke siguruar kuzhinë, mobilje, shtretër dhe ushqim për gjatë gjithë kohës.

I ndjeri jetoi i vetëm dhe pa kujdesin e asnjë familjari të tij.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close