MaqedoniTopLajm

Derisa të vlersohet gjendja epidemiologjike nuk ka zgjatje të orës policore!

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp dha detaje në lidhje me gjendjen epidemiologjike në vend.

Ai tha se pas koordinimit që kanë pasur me Komisionin për Sëmundje Infektive, kanë vendosur që për momentin nuk duhet të ketë masa më të rrepta, gjegjësisht të mbetet ora policore prej orës 22:00 deri 05:00.

  • “Kishim koordinim me KSI-në, për të dhënat e fundit, në bazë të analizave të dy javëve të fundit. Është konstatuar se  kishte rritje të të infektuarve në Vallandov, Krushevë , Kavadar dhe Prilep, ka rritje edhe në Shkup, Gostivar dhe Veles. Ajo që u konstatua sot është se masa e kufizimit të lëvizjes mbetet e njëjta, kjo masë do të mbetet  prej ora 22:00 deri në 05;00 të mëngjesit dhe nuk do të plotësohet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. Në fund të javës do të ketë sërish mbledhje në KSI dhe do të shqyrtohet situata epidemiologjike. Nuk përjashtohet asnjë mundësi rreth aplikimit të masave të reja kufizuese”, u shpreh Filipçe. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close