LajmeMaqedoniTopLajm

Deri në orën 18, në KSHZ kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 1200 vendvotime

Deri në orën 18, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 1200 vendvotime.

Nga gjithsej 612.850 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 291 777, respektivisht 47,61%. Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 71,07%, ndërsa dalje më e ulët në Shuto Orizare, 22,06%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 345 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit.

Prej tyre, 98 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 36 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 46 kundërshtime janë refuzuar.

Kundërshtimet e mbetura janë duke u përpunuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close