BotaLajmeTopLajm

Der Leyen: Europa të përgatitet për epokën e pandemive

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për “Financial Times” presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke pranuar se BE po kalon një kohë të vështirë për shpërndarjen e vaksinave.

“BE nuk ka asnjë mundësi që të ndalet dhe është i nevojshëm një plan për një përgjigje të shpejtë europiane ndaj kërcënimeve shëndetësore”, deklaroi Von der Leyen.

“Europa është e vendosur të forcojë kapacitetet e saj për prodhimin e vaksinave. Ne jemi duke hyrë në një epokë pandemish. Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur gjatë viteve të fundit, me HIV, Ebola, MERS dhe SARS, ato ishin epidemi që mund të frenoheshin, por nuk mund të mendojmë se kjo është e gjitha”, shtoi ajo.

Duke pranuar vështirësitë europiane për sigurimin e vaksinave, Von der Leyen kujton nënshkrimin e një kontrate të re me Pfizer/BioNTech, së bashku me mbërritjen e vaksinës së Johnson&Johnson, që duhet të miratohet në mars.

Related Articles

Back to top button
Close
Close