LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetja Ajdari: Ku je strukur zëvendësministër i MPB-së?

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi ka reaguar ndaj thirjeve antishqiptare si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët” apo “vrisni shqiptarët” duke shënuar se këto thirje janë gjuhë e urejtjes dhe nxitje për dhunë, shkruan Top24

Deputetja Ajdari më tej pyet se ku gjendet zëvendësministri Astrit Iseni dhe çfarë pune po bën ai?

“Thirrjet si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët” apo “vrisni shqiptarët” janë gjuhë e pastër urrejtjeje, nxitje për dhunë dhe kërcënim serioz për bashkëjetesën në vend.
A ka reagim institucional? Çfarë pune bën zëvendës ministri shqiptar i punëve të brendshme? Po përgjegjësi penale a do të ketë? Edhe kjo ngjarje duket se do të relativizohet, do të kalojë në heshtje dhe do të harrohet.
Institucionet e këtij shteti janë seriozisht në krizë të thellë!!” ka shkruar Rina Ajdari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close