
Kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për manipulim të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar procesin si një “farsë të orkestruar” për të vjedhur vullnetin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në një deklarate publike, Berisha theksoi se “rikthimi i votës së lirë” është çështja më jetike për Shqipërinë dhe se çdo përpjekje e opozitës do të përqendrohet në mbrojtjen e saj nga “një bandë armiqësore e drejtuar nga Edi Rama dhe narkosit e tij”.
Vetëkuptohet se asgjë më të rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në shpërbërje të plotë se sa rikthimi i votës së lirë.
Ndaj dhe kryetemë e çdo dalje në këtë platformë do të jetë mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë nga një bandë armiqësore ndaj saj, e kryesuar nga Edi Rama dhe narkosit e tij.
Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi.
Këtë, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë.
Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak.
Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion.
Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë.
Nuk është u dorëzuar vota 7 përqind të votuesve, janë përjashtuar.
Nuk është marrë firma tek 3 përqind e tyre.
Kanë firmosur persona të tjerë në 21 përqind të rasteve.
Pra, siç e shihni, në rreth 30 përqind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon.
Në vend të firmave, në 3 përqind janë gjetur vetëm vizë.
Në 3 përqind është gjetur vetëm fjongoja, se Lubia e ka shumë pasion fjongon.
Shenja të tjera në vend ët firmës, 15 përqind.
Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit.
Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS.
Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve.



