LajmeMaqedoniTopLajm

Dënim me burg prej dhjetë viteve për shtetasin e Maqedonisë së Veriut i cili transportonte marihuanë përmes kufirit me Bullgarinë

Gjykata në Qustendill dënoi një shtetas të Maqedonisë së Veriut me dhjetë vite burg dhe dënim në të holla prej 100.000 leva (50.000 euro) për transport të një sasie të madhe të marihuanës përmes kufirit me Bullgarinë, kumtoi radioja bullgare Darik.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, këshilli gjyqësor treanëtarësh e dënoi personin me regjim fillestar “të rreptë” të vuajtjes së dënimit me burg prej dhjetë viteve dhe dënimit në të holla.

Në pajtim me Ligjin për kontroll të substancave narkotike dhe prekursorëve, Gjykata në Qustendill e shpalli fajtor sepse më 28 mars të këtij viti në rajonin e vendkalimit kufitar “Gjushevë” në automobil kishte marihuanë të paketuar në 17 paketime, me peshë prej 4260 kilogramëve, në vlerë të përgjithshme prej 17.040 levë.

Nga 30 marsi deri në hyrjen në fuqi të dënimit, gjykata e hoqi kohën në të cilën të akuzuarit i ishte caktuar masa e paraburgimit dhe në dobi të shtetit e konfiskon automjetin që është shfrytëzuar për transport të substancës narkotike me rrezik të lartë.

I akuzuari u deklarua i pafajshëm, ndërsa avokati i tij u deklarua për aktvendim lirues. Zëvendës prokurori i qarkut të Qustendillit, Ivajllo Iliev kërkoi aktvendim dhe dënim të afërt me shumën mesatare për këtë vepër – “burgim” në kohëzgjatje prej 12 viteve e gjysmë dhe dënim në të holla prej 150.000 levëve (75.000 eurove). Dënimi mund të ulet në afat prej 15 ditëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close