KulturëLajmeTrashëgimia Kulturore

Del në ankand çelësi i dhomës ku vdiq Napoleoni

Çelësi i dhomës ku vdiq perandori francez, Napoleoni do të dalë në ankand pasi u gjet në Skoci.

Perandori francez u mbajt si i burgosur i britanikëve në ishullin St Helena në Atlantikun Jugor pas disfatës së tij në Waterloo. Ai vdiq në 1821 dhe çelësi i dhomës së gjumit u mor nga një ushtar britanik dhe përfundoi në një shtëpi të vendit jashtë Edinburgut, shkruan ”BBC”.

Pasardhësit skocezë të ushtarit e kanë vënë çelësin në dispozicion për shitje. Ai është në ankand në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”, së bashku me zarfin dhe shënimet me të cilat u gjet, të cilat vlerësohet të vlejnë deri në 5,000 funte. Ushtari Charles Richard Fox e mori çelësin nga Shën Helena dhe ia dha nënës së tij, Baroneshës Holland, një “super fanse” e Napoleonit.

Ajo tashmë kishte një koleksion sendesh të lidhura me ish-shtetarin francez dhe udhëheqësin ushtarak të lindur në Korsikë, përfshirë një nga çorapet e tij. Pasardhësit skocezë të ushtarit dhe baroneshës gjetën çelësin ndërsa po hapnin një bagazh të vjetër.

David Macdonald, nga “Sotheby’s”, tha: “Ne shohim gjëra që lidhen me Napoleonin gjatë gjithë kohës, fotografi ose orendi të rëndësishme nga një prej shtëpive të tij të mahnitshme”.

“Por ka diçka në lidhje me çelësin i cili, veçanërisht pasi vjen nga vendi ku ai ishte i burgosur, është mjaft i fuqishëm, veçanërisht pasi është çelësi i dhomës ku ai vdiq”. “Është diçka e botës tjetër. Ishte një objekt aq i fuqishëm sa edhe sot”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close