LajmeRajon

Deklarata e fortë e ish-këshilltares britanike për Suella Braverman

Një ish-këshilltare e Ministrisë së Brendshme britanike ka kritikuar sekretaren e brendshme Suella Braverman për komentet e saj për emigrantët, çka edhe e detyroi të jepte dorëheqjen.

Nimco Ali, një ish-këshilltare e Ministrisë së Brendshme, ka kritikuar fort gjuhën raciste të përdorur nga sekretarja Suella Braverman. Për Evening Standard ajo shpjegon se nuk mund të punonte me sekretaren e brendshme, e cila i përshkruante personat që kërkonin strehim në Mbretërinë e Bashkuar si pushtues.

“Kur Suella Braverman iu referua krizës së refugjatëve si një pushtim, e dija se nuk kishte asnjë mënyrë që të punoja me të, as nuk mund të heshtja për këtë rrugë të errët që qeveria kërkon të vazhdojë”.

Ali tha se politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për fjalët që përdorin. Sipas saj, gjuha e përdorur nga Braverman ndaj emigrantëve është e vështire të harrohet.

“Fjalët janë të fuqishme. Unë jam rritur me frymën se para se të pështysh fjalë nga goja jote, mendo së pari. Ajo që thua nuk mund të tërhiqet kurrë pas dhe të harrohet. Të jesh i ndërgjegjshëm për atë që thua si politikan është e rëndësishme për demokracinë tonë’.

Nimco Ali, një mike dhe e besuar e bashkëshortes së ish-kryeministrit Boris Johnson , paralajmëroi konservatorët se rrezikojnë të humbasin votues si ajo nëse ndjekin gjithnjë e më shumë politika të djathta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close