LajmeSport

Debatoi me një tifoz në rrjetet sociale, Katari pezullon dhe gjobit mbrojtësin

Mbrojtësi i Katarit, Abdelkarim Hassan, është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga federata e futbollit të vendit pas një debati me një tifoz në rrjetet sociale.

Mediat e Katarit raportuan se Hassan iu përgjigj një ankese të “Snap Chat” për rezultatet e Katarit në Kupën e Botës, që vendi në fjalë e organizoi në fund të 2022-shit.

Komentit të tifozit mbrojtësi iu përgjigj duke thënë: “Relaksohuni, a mendoni se kjo është luftë?”

Për këtë ngjarje Hassani u gjobit me 200,000 rijalë të Katarit. Ndërsa dy lojtarë të tjerë të kombëtares, Bassam al-Rawi dhe Mohamed Waad, u gjobitën përkatësisht me 100,000 dhe 50,000 rijalë të Katarit, ndërsa arsyet pse këta dy të fundit janë sanksionuar, nuk bëhen ende të ditura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close