LajmeMaqedoni

Debati për amendamentet për ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për vetëqeverisje lokale dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

 

Në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme është një debat amendamentesh mbi Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme. Sipas informacionit nga faqja e internetit të kuvendit për ndryshimet dhe plotësimet është paraqitur një amendament dhe është parashtruar nga Monika Zajkova, me të cilin deputetja kërkon, ndër të tjera, që ambasadori i emëruar nga radhët e zyrtarëve diplomatik dhe konsullor të ketë një gradë diplomatike të paktën ministër këshilltar, si dhe të paktën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të ambasadorëve duhet të emërohen nga radhët e zyrtarëve diplomatik dhe konsullor me gradat më të larta diplomatike në Ministri.

 

Deputetët duhet të japin gjithashtu pëlqimin e tyre për ratifikimet e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës mbi veprat penale dhe disa akteve të tjera të kryera në bordin e Aeroplanëve, të Protokollit për plotësimin e Konventës për shtypjen e sekuestrimit të paligjshëm të aeroplanëve, të Konventës për parandalimin e akteve të paligjshme që lidhen me Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të Protokollit opsional të Konventës për të drejtat e fëmijës mbi procedurën e ankesës dhe mbi ndryshimin e Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje, më 27 shkurt të vitit 2021 dhe ndryshimi i dytë i Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar, e miratuar në Cavtat, më 4 qershor të vitit 2004.

 

Në rendin e ditës të Komisionit për vetëqeverisje lokale janë Propozim – ndryshimet në ligjin për vetëqeverisje lokale, në lexim të parë, të cilat të martën u miratuan në një seancë qeveritare. Me to, ndër të tjera, parashikohet shkarkimi kryetarëve të komunave me referendum, futjen e policisë komunale dhe pjesëmarrje më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje në nivel lokal.

 

Propozim-ndryshimet paraqiten në procedurë të rregullt dhe nëse miratohen deri këtë verë, do të vlejnë për kryetarët e rinj të komunave që do të zgjidhen në tetor në zgjedhjet e rregullta lokale.

 

Ndryshimet parashikojnë referendum për kryetarin komunës nëse 20 përqind e qytetarëve kërkojnë një propozim për shkarkimin e tij.

 

Seancë do të zhvillojë edhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close