
Debati “30 vjet shoqëri qytetare” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).
“Në frymën e shënimit të tre dekadave të para nga pavarësia e shtetit, debatin e përkushtojmë në zhvillimin e shoqërisë qytetare, aktivizimin shoqëror dhe trendet në funksionimin e organizatave qytetare në 30 vitet e fundit”, citojnë nga QMBN.
Në ngjarje, siç paralajmëruan, fjalime hyrëse do të mbajnë Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, ish gjykatësi kushtetues Sasho Klekoski, analisti Ibrahim Mehmeti, nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Katerina Haxhi-Miceva Evans, nga Qendra evropiane për të drejtë jofitimprurëse. Lehtësues i ngjarjes do të jetë Aleksandar Kërzhalovski, drejtor i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Në ngjarje do të prezantohet analiza “Kthimi analitik i zhvillimit të shoqërisë qytetare nga pavarësia e shtetit deri më sot”, e përgatitur nga Natasha Gaber Damjanovska, ndërsa do të debatohet edhe për arritjet kyçe, por edhe për leksionet e mësuara nga 30 vjet shoqëri qytetare.
Kjo është ngjarje përfundimtare e Qendrës së burimeve qytetare, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa i zbatuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në partneritet me Asociacionin për Nisma Demokratike, Gostivar dhe Media plus, Shtip.



