LajmeSport

De Rossi: Ndaj Fiorentina-s morëm një pikë të rëndësishme, Svilar ishte vendimtar dhe fantastik!

Pas barazimit 2-2 ndaj Fiorentina-s në takimin e javës së 28-të të Serie A, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi e ka cilësuar pikën e marrë shumë të rëndësishme, pasi sipas tij ndeshja ishte goxha e vështirë.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, De Rossi theksoi se nuk i pëlqeu pjesa e parë, por në të dytë skuadra reflektoi.

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Megjithatë, pjesa e dytë shkoi më mirë, por ne nuk patëm shumë gjuajte në portë. Kundërshtari është shumë i fortë, mos ta harrojmë këtë. Pika e fituar është shumë e rëndësishme, si për moralin, ashtu edhe për renditjen”-deklaroi ai.

Më tej, duke folur në veçanti për Svilar, trajneri i “verdhekuqve” theksoi se portieri i tyre është fantastik dhe se në këtë përballje ishte vendimtar, duke pritur penallti.

“Mile është një djalë fantastik. Ai po punon mirë, i mbështetur nga stafi, trajneri i portierëve dhe Rui. Ai priti një penallti dhe ishte shumë vendimtar”-tha ndër të tjera De Rossi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close