BotaLajme

David Cameron zhvillon takim me gruan e Alexei Navalnyt

Ish-kryeministri britanik, David Cameron, me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për takimin e tij me Yulia Navalnayan, gruan e Alexei Navalnyt i cili vdiq në burgun e Arktikut.

Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse kishte qenë i burgosur që nga viti 2021 kur edhe u kthye nga Gjermania.

Edhe pse vdekja e tij ende mbetet mister, shumë besojnë se përgjegjës për vdekjen e tij është presidenti rus, Vladimir Putin.

Madje, edhe Yulia beson se bashkëshorti i saj ka vdekur nga helmimi.

Ajo tha se Putini dhe aleatët e tij janë përgjegjës për gjithçka që i ka ndodhur familjes së saj.

Cameron e përshkruan Navalnyn si njeri i cili jetën ia kushtoi ekspozimit të korrupsionit të sistemit të Putinit dhe kritikave ndaj shtetit rus.

Gjithashtu, britaniku u shpreh i nderuar që u takua me gruan e liderit opozitar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close