
Deputetja e Frontit për Europë ka komentuar lavdet e liderëve të VLEN-it rreth investimeve në komunat shqiptare duke kujtuar se këto investime janë Kredi dhe kredia është borxh që do të filloj të kthehet pas tre vitesh me një kamatë prej 3.35%. Ajo më tej shton se në emër të atyre investimeve komuna e Tetovës ka marë 1 milion euro më pak ndërsa Gostivari ka marrë 1.5 milion euro më si rezultat i largimit të mërgatës nga përllogaritja, shkruan Top24
Rini e dashur, kur të ju thuan se Tetova dhe Gostivari kanë fituar miliona euro investim si asnjëherë më parë thuajuni ju lutem që:
E para: Krediti është borxh që kthimi do fillojë pas tre vitesh me 3,25 % normë të interesit.
E dyta: Tetova në emër të atij investimi nga krediti hungarez si rezultat i largimit të mërgatës nga përllogaritja është dënuar me afër 1 milion euro më pak, e Gostivari me afër 1.5 milion euro më pak, sikurse edhe çdo vendbanim tjetër shqiptar varësisht sa është i lartë numri i diasporës të larguar nga llogaritja.
E treta: Ju e dashura rini, sidomos ju, bashkë me ne do e paguajmë atë kredit me gjithë pjesën që ju takon vendbanimeve shqiptare e që nuk e morëm sepse përfaqësuesit në Qeveri mendojnë që kur ata e kanë mirë, mirë janë gjithë shqiptarët. Madje edhe kamxhikët e përditshëm në shpinën e shqiptarëve pak ju duken.



