Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është plotësisht i përgatitur për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të nesërme, tha në seancën e sotme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
“Ne jemi plotësisht të përgatitur për nesër. Dhe këto përgatitje nuk ndalen kurrë. Dikujt i mungon gjithmonë diçka kështu që ne jemi në kontakt pa ndërprerje me njerëzit. Prej mëngjesit të sotëm kemi pasur disa kontakte dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt. Dhe nesër gjatë ditës nëse do të dalin probleme do t’i zgjidhim menjëherë, sepse është një problem aktiv që duhet të zgjidhet në vazhdimësi”, tha Dashtevski.
Dashtevski tha se sot nuk ka probleme gjatë votimit të të sëmurëve, të burgosurve, diasporës dhe personave në shtëpitë e të moshuarve.