LajmeMaqedoni

Dalja deri në orën 13 në Strugë është 16 për qind, në Vevçan 33 për qind

Dalja deri në orën 13 në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Komunën e Strugës është 16 për qind, ndërsa në Vevçan 33,33 për qind, informojnë për MIA-n kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska.

Sipas tyre, votimi po zhvillohet pa ndërprerje të procesit zgjedhor.

Vendvotimet në të dy komunat janë hapur sot në mëngjes në orën 7.

Në komunën e Strugës të drejtë vote kanë 60.894 votues, të cilët do të votojnë në 101 vendvotime, ndërsa në Vevçan në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 2.072 votues, të cilët të drejtën e votës mund ta realizojnë në njërën nga tri vendvotimet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close