LajmeRajon

Dalin pamjet tronditëse/ Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së

SYRI TV ka sjellë pamjet e shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, një incident i rëndë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ndreca ka shpëtuar me fat nga ky atentat i frikshëm.

Z.Ndreca është angazhuar në fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kandidatit Zef Hila për kryebashkiak të Vaut të Dejës.

Nga pamjet e siguruara dallohet se si ka shpëtuar për fat edhe e ëma e zotit Ndreca, e cila ishte vetëm pak metra larg shpërthimit, pasi ka përcjellë djalin.

Gjithashtu SYRI ka siguruar edhe momentin kur dy persona me kapuça vendosin tritolin në makinën e kreut të PD.

Related Articles

Back to top button
Close
Close