
Është publikuar një video ku dëgjohet teksa gjuhet me armë Policia e Kosovës mbrëmjen e së dielës në veri.
Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.
Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të saj në veri.
Video është siguruar nga KOHA.



