Sport
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Andorra

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen Kosova – Andorra, në kuadër të kualifikimeve për Euro2024, e cila zhvillohet më datë 28 mars 2023, në orën 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.
Çmimet e biletave janë si në vijim:
Veri dhe Jug 5€
Lindje 10€
Perendim 20€
VIP 80€