
Cristiano Ronaldo ka shpjeguar arsyen se pse ai nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit pas pensionimit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të mbushë 40 vite në shkurt, por me ambiciet që ka për të luajtur me djalin e tij, Ronaldo nuk e ka në plan që të pensionohet pasi së fundmi shënoi golin e 900-të në karrierë në fitoren e Portugalisë ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve.
“Për mua do të jetë e vështirë që të bëhem trajner një ditë, sepse nuk e kam pasionin për këtë gjeneratë. Është e vështirë veçanërisht në futboll, sepse ata nuk pranojnë këshilla nga eksperienca jonë”.
“Ata mendojnë se dinë gjithçka, ata mendojnë se telefonat do t’i dhurojnë një edukim të mirë, TikTok-u, Instagrami”.
“Unë kam gjëra tjera për t’u shqetësuar, një tjetër kapitull në jetën time është pjesa e biznesit për të cilën jam i emocionuar”.
“Do të jetë një mision për mua që të mësojë fusha të tjera të cilat nuk i di, të jem i përfshirë në bizneset e mia dhe mendoj se do jetë diçka e mirë”, ka thënë Ronaldo.




