LajmeMaqedoniTopLajm

Covid-19/ Filipçe: Periudha e verës pritet të jetë e qetë

Periudha e verës pritet të jetë e qetë. Nuk ka asnjë indikacion se gjendja epidemiologjike mund të përkeqësohet, vlerëson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Megjithatë ai iu bëri thirrje qytetarëve që të mbeten të kujdesshëm pasi virusi është i paparashikueshëm. Qytetarët sipas tij duhet të vazhdojnë të mbajnë maska kur janë të rrethuar nga shumë njerëz.

 

Askush në botë, në asnjë vend nuk mund të japë parashikim të saktë se çfarë mund të ndodhë. Mund të ndodhë që të ketë ndonjë mutacion të virusit i cili mund të jetë më ngjitës nga të gjithë llojet e tjera dhe ajo ta ndërrojë gjendjen epidemiologjike. Ka ndodhur në disa vende të botës. Vaksinimi ndihmon të mos kemi forma të rënda të sëmundjes dhe raste të vdekjeve. Vlerësimi jonë me rezervë është se periudhës së ardhshme 2 muajt e verës tek ne pasqyra epidemiologjike do të jetë e qetë. Qytetarët duhet ta dinë se masat janë dhënë që të respektohen”, pohoi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Trendi i uljes së rasteve të reja vazhdon. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja nga 3109 testime. Janë shëruar 38 pacientë ndërsa 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Ndërkohë vendi është në pritje të dozave të reja të vaksinave. Deri më tash janë vaksinuar rreth 244 mijë qytetarë nga rreth 439 mijë qytetarë të paraqitur.

100 mijë vaksinat e Pfizer përmes sistemit Covax të cilat duhet të arrijnë në qershor, ende nuk kemi datë të saktë kur do arrijnë. Për vaksinat ruse nuk kemi paralajmërim se kur do i pranojmë, ndërsa dje nga ambasada kineze na njoftuan se 7 ditëve të ardhshme do të arrijnë 500 mijë doza Sinovak”, tha Venko Filipce, ministër I Shëndetësisë.

Filipçe tha se është në bisedime me autoritetet serbe që të organizohet një pikë vaksinimi më e afërt në vendin tonë për rivaksinimin e qytetarëve të cilët dozën e parë e kanë pranuar në Serbi. Një gjë e tillë vjen pas thirrjes së presidentit serb Vuçiq që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët janë të interesuar, të mund të vaksinohen në Serbi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close